Sport

Amir Rrahmani po kryen testet mjekësore te Verona

Descriptive Text

Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagrebi te klubi i Serie A.

Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me verdhekaltrit.

25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi te Verona, shkruan ksp.

Klubit, që siguroi sezonin që përfundoi ngjitjen në Serie A, pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit.

25 vjeçari ka 19 paraqitje për Kosovën, që nga debutimi i tij më 2016.