Sport

Buffoni rikthehet në Juventus?

Me shumë gjasë Buffon pritet të rikthehet tek Juventusi për sezonin e ardhshëm.

41 vjeçari italian i cili ishte 17 vite me Juven, verën e kaluar u largua na Torino për në PSG, por mediat italiane shkruajnë se italiani me shumë gjasë do rikthehet sërish.

Marrëveshja e Buffon me Juven do të jetë 1 vjeçare, por do të përfshihet edhe fakti se ai do të marr një rol të rëndësishëm në klub pasi të pensionohet.

Transferimi pritet të kompletohet në momentin kur Perin të largohet nga Juve. Roma dhe Sevilla janë të interesuara për gardianin juventin.