Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërpritet ndeshja Liria – Drita

Ndeshja mes Lirisë dhe Dritës, është ndërprerë në minutën e 90-të, pas golit të epërsisë së Lirisë.

Tifozët e Dritës të pakënaqur me vendimin e gjyqtarit për akordim te penalltisë në favor të Lirisë, sulmuan gjyqtarët e ndeshjes, raporton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘Intelektualët’ gjilanas provuan që të futën edhe në terren për t’i qëruar hesapet me tifozët prizrenas, mirëpo, falë policisë u parandalua një ekses i përmasave edhe më të mëdha.

Sipas informacioneve që vijnë nga stadiumi ‘Përparim Thaçi’ në përleshjen e krijuar është lënduar një polic. Ndeshja është ndërprerë për më shumë së 30 minuta, dhe akoma nuk ka rifilluar.