Mourinho dëshiron Agueron në “Old Trafford”

Mourinho dëshiron Agueron në “Old Trafford”

07 maj 2017 14:50

Raportohet se Manchester Unitedi është vënë pas sulmuesit të rivalit lokal Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sipas Sunday Times, Jose Mourinho dëshiron që sulmin e skuadrës së tij ta udhëheqë argjentinasi Aguero, pasi Zlatan Ibrahimoviq mund të largohet në fund të sezonit, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se City nuk pritet të lejojë që një marrëveshje të arrihet, por “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm që t’i rrisin pagën argjentinasit dhe ta bindin të transferohet në “Old Trafford”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme