Sport

Manxhukiqi drejt Lazios

Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, por jo edhe nga Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar se ekipi i Lazios është favorit për ta transferuar Manxhukiqin.

Ky i fundit do të largohet nga Juventusi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Maurizio Sarri. Mësohet se Lazio tashmë ka kontaktuar Manxhukiqin dhe ka nisur negociatat me krerët e Juventusit, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni në Serie A. Edicionin e fundit ka shënuar dhjetë gola në 33 ndeshje.

Manxhukiq karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Bayern Muencheni e Wolfsburgu.