Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ganezi Khalid po e mban Prishtinën “në lojë”

Sulmuesi ganez, Abdul Basit Khalid, është lojtari më në formë te skuadra e Prishtinës në pjesën pranverore të këtij edicioni. 21-vjeçari këtë vit, me golat e tij ka vendosur shumë ndeshje të ekipit bardhekaltër.

Në të vërtetë, Khalid është golashënuesi më i mirë i Prishtinës këtë edicion, me nëntë gola të realizuara, shkruan sot Koha Ditore. Vetëm në gjashtë takimet e fundit, ai ka realizuar po aq gola. Pra, vetëm në pjesën pranverore ka tetë gola të realizuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, prej se Prishtina udhëhiqet nga trajneri Arsim Thaçi, Khalid me golat e tij i ka siguruar Prishtinës hiq më pak se 12 pikë. Të fundit, ishin golat e shënuar kundër Besës.

Po ashtu në ndeshjet që Khalid ishte në listën e realizuesve, asnjë futbollist tjetër i Prishtinës nuk ka shënuar...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.