Sport

Interi në garë për Bertrandin

Pas Atletico Madridit edhe Interi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Ryan Bertrand.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka bërë të ditur të enjten se Interi tashmë i ka ofruar Southamptonit 11 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e 29-vjeçarit, transmeton Koha Ditore. 

Bertrand pëlqehet nga trajneri i Interit, Antonio Conte që e sheh si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

Bertrand ka kontratë me Southamptonin deri në vitin 2021 kurse ka luajtur edhe te Chelsea, Aston Villa, Nottingham Foresti, Readingu, Norwichi e Bournemouthi. Edicionin e shkuar ka patur 24 ndeshje në Premier League kurse me Përfaqësuesen e Anglisë ka 19 paraqitje.