Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionët e Shqipes

Shqipe Zogiani mburret me të kaluarën e saj në karate. Ka medalje të arta nga shumë turne të mëdhenj të botës e Evropës në stilin Shotokan.

Por, ajo vazhdon të mburret edhe me të tashmen, meqë me duart e saj ka bërë edhe shumë kampionë të tjerë, shkruan sot Koha Ditore. Zogiani dy medaljet kryesore të arta i fitoi më 2000 në Japoni dhe më 2005 në Stamboll, por të tilla medalje me shkëlqim ari po e ndjekin edhe tash, falë nxënësve të saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është trajnere e klubit "Ippon" nga Prishtina, për të cilin thotë se është më i suksesshmi në histori të karatesë. Dhe, sukseset për të vërtetuar këtë nuk mungojnë.

"Klubi 'Ippon' është më i suksesshmi në Kosovë i të gjitha kohërave. I ka rezultatet më të çmueshme", thotë me mburrje Zogiani.

Sukseset më të mëdha të arritura nga nxënësit e Shqipes i kanë regjistruar Herolind Nishevci, Orges Arifi, Albin Karaqi e Blodin Pakashtica, por ka edhe shumë të tjerë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.