Karriera e Mërgim Berishës po zhvillohet me hapa të sigurt. Ngadalë, 18-vjeçari po shndërrohet në njërin prej futbollistëve më premtues shqiptar.
Pritjet prej futbollistit të radhës me mbiemrin e popullarizuar në Kosovë, Berisha, që depërtoi në skenën evropiane, janë të mëdha, shkruan sot Koha Ditore. Prej tij presin shumë te klubi më i madh në Austri, Red Bull Sazburg, por shpresa për të pasur shërbimet e tij kanë edhe në tri federata nacionale të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha me rrënjë nga Kosova, por i lindur në Gjermani, pritet të ketë mundësinë të zgjedhë mes Kosovës, Gjermanisë e Austrisë. Derisa karriera në nivel klubesh po i zhvillohet në mënyrën e duhur, sulmuesi do të duhet së shpejti të marrë një vendim se për kë do të luajë në nivel të përfaqësueseve.
Në një intervistë për gazetën ai ka thënë që ky të mos jetë vendim i lehtë. Nuk ka dhënë shenja se për kë do të vendosë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.