Sport

Torreira drejt Milanit

Mesfushori Lucas Torreira pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere për t'u transferuar te Milani. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Torreira ka kërkuar largimin nga ekipi londinez, pasi dëshiron të bashkohet me trajnerin Marco Giampaolo te Milani.

Torreira ka punuar me Giampaolon te Sampdoria dhe dëshiron të ribashkohet me teknikun italian. Torreira 23-vjeçar, te Arsenali u transferua verën e shkuar nga Sampdoria për 30 milionë euro dhe në edicionin e parë ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 50 paraqitje në të gjitha garat., transmeton Koha Ditore.

Te Milani janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro dëmshpërblim. Torreira ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Pescara.