Higuaini e shpëton nga humbja Juventusin Foto: Reuters

Higuaini e shpëton nga humbja Juventusin

06 maj 2017 22:41

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin lokal ndaj Torinos, raporton Koha.net.

Adem Ljajiq kaloi në epërsi Torinon, duke shënuar një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 52, raporton Koha.net.

Torino mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 57 kur u përjashtua nga loja Acquah.

Epërsinë e një lojtari më tepër në fushë Juventusi arriti të shfrytëzojë në minutën e 90+2 kur Gonzalo Higuain çoi topin në portën e Joe Hart, duke shpëtuar Juventusin kështu nga humbja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme