Messi, Suarez e Neymar për herë të tretë radhazi shënojnë mbi 100 gola

Messi, Suarez e Neymar për herë të tretë radhazi shënojnë mbi 100 gola

06 maj 2017 20:51

Yjet e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar për herë të tretë radhazi së bashku kanë shënuar mbi 100 gola brenda një sezoni, raporton ESPN.

Treshja e frikshme e sulmit, e njohur edhe si MSN, sot shënuan në fitoren prej 4-1 ndaj Villarrealit, dhe me këtë rast arritën në kuotën e 101 golave këtë sezon, transmeton Koha.net.

Më së shumti shënuan sezonin e kaluar duke arritur 131 gola, derisa në sezonin 2014-15 shënuan 122 gola.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme