MSN mban në krye Barcelonën

MSN mban në krye Barcelonën

06 maj 2017 20:20

Leo Messi, Luis Suarez, dhe Neymar të njohur si MSN kanë shkëlqyer në derbin e sotëm ndaj Villarrealit.

Ishte kjo treshe fantastike që i siguruan pikët e plota Barcelonës në fitoren prej 4-1, duke e mbajtur në krye të tabelës, raporton Koha.net.

Neymar shënoi në minutën e 21 për epërsinë e parë të Barcelonës.

Villarreali barazoi shifrat përmes Bakambus, që shënoi në minutëne 32 pas një asistimi nga Soldado.

Epërsinë e riktheu Leo Messi duke shënuar në minutën e 45 pas asistimit nga Busquets.

Në pjesën e dytë shënoi edhe Luis Suarez, kur po zhvillohej minuta e 69. Kurse golin e fundit e shënoi Leo Messi në minutën e 82 nga pika e bardhë.

Barcelona tani ka 84 pikë në krye të tabelës, tre më shumë se Reali që sonte luan ndaj Granadas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme