Sport

Caceres largohet nga Juventusi

Descriptive Text

Mbrojtësi uruguajan Martin Caceres ka konfirmuar largimin nga Juventusi në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata, njoftojnë mediumet italiane të hënën.

Caceres te Juventusi u transferua në janar të këtij viti dhe pati 13 paraqitje në kampionat, transmeton “Koha Ditore”. 32-vjeçari ka qenë edhe në dy periudha tjera pjesë e Juventusit (2009-10, 2012-2016) duke regjistruar në total 119 ndeshje në të gjitha garat.

Caceres me Juventusin ka fituar gjashtë tituj kampioni dhe dy Kupa të Italisë. Ai karrierë ka bërë edhe te Lazio, Verona, Southamptoni, Sevilla, Barcelona e Villarreali.