Sport

Barcelona shkëmben Cillessenin me Neton

Descriptive Text

Ekipet nga La Liga, Barcelona dhe Valencia, janë në negociata për shkëmbimin e portierëve Jasper Cillessen dhe Nelson Neto, ka njoftuar të hënën gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

Cillessen ka kërkuar largimin nga Barcelona pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka patur. 29-vjeçari i transferuar nga Ajaxi në vitin 2016, ka qenë rezervist i gjermanit Marc-Andre Ter Stegen, transmeton “Koha Ditore”. Cillessen ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe pëlqehet nga Valencia.

Kjo e fundit i ka ofruar Barcelonës shkëmbimin e Cillessenit me portierin brazilian Neto. 29-vjeçari Neto te Valencia është transferuar në fillim të edicionit 2017/18 dhe edicionin e fundit ishte portieri i parë.

Neto në anën tjetër pëlqehet nga Barcelona si portier i dytë, rol që momentalisht e ka holandezi Cillessen.