Në Mitrovicë u themelua Klubi i Shenjëtarisë Sportive, që do të funksionojë në kuadër të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se në themelimin e klubit mori pjesë edhe Shefket Ismaili, anëtar i Bordit të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, i cili foli për anëtarësimin e saj në të gjitha federatat përkatëse të shenjëtarisë në Botë dhe për sukseset e shenjëtarëve kosovarë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi i Shenjëtarisë Sportive të Mitrovicës quhet “Ibri”, për kryetar zgjodhi Rrahman Sefedinin, sekretar Gani Baranin dhe arkëtar Isamil Zasellën. Po ashtu, u zgjodhën edhe tre anëtarët tjerë të Kryesisë, e cila do të ketë pesë anëtarë.
Në takimin themelues, pjesëmarrësit u njoftuan me aktin themelues, statutin dhe rregulloret tjera përkatëse, të cilat do të aprovohen në mbledhjen e Kuvendit, thuhet në komunikatë.