Sport

Chelsea e sheh Lampardin zëvendësues të Sarrit

Descriptive Text

Chelsea është në kërkim të trajnerit të ri.

Me Maruzio Sarrin, që është pranë largimit nga londinezët drejtuesit e klubit të Chelseat, po vazhdojnë kërkimet e trajnerit për sezonin e ri.

Trajneri që mund ta zëvendësojë Sarrin, është legjenda e Chelseat, Frank Lampard, transmeton KTV.

Ky i fundit pas një sezoni të mirë me Derbyn në Championship, ka zgjuar interesimin e drejtuesve të Chelseat që synojnë ta bindin anglezin të marrë drejtimin e klubit.