Sport

UEFA hap rast për sjelljet raciste të tifozëve bullgarë ndaj Kosovës

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën, të hënën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.

Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste, transmeton Koha.net.

Shpesh tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes të cilën Kosova e fitoi në sekondat e fundit, 2 me 3.

Rasti do të trajtohet më 18 korrik.