Sport

City merr pozitën e tretë nga Liverpooli

Manchester City me fitoren 5 me 0 kundër Crystal Palacet është rikthyer në pozitën e tretë të cilën e mbante Liverpooli.

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, “Qytetarët” bëjnë një hap para drejt sigurimit të një vendi për në Ligën e Kampionëve.

Golat për Cityn i realizuan David Silva, Vincent Kompany, Kevin De Bruyne, Raheem Sterling dhe Nicolas Otamendi.

City tani ka 69 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e katërt, por “Qytetarët” kanë golaverazh më të mirë ndaj “Të kuqve”.