Sport

Mbappe kryeson e Liverpooli dominon listën e lojtarëve më të vlefshëm në treg, sipas CIES

Descriptive Text

CIES Football Observatory ka publikuar listën me 100 lojtarët më të vlefshëm në botë, të cilën e udhëheq ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Mbappe pasohet nga Mohamed Salah, Raheem Sterling, Leo Messi e Jadon Sancho që mbyll top pesëshen e lojtarëve më të vlefshëm në botë aktualisht, transmeton Koha.net.

Derisa në top dhjetëshe dominon Liverpooli me tre lojtarë, Salah, Mane e Firmino.

Shaqirit i është trefishuar vlera, Rashica më i vlefshmi te Kosova

Përveç sulmuesve sa u përket pozicioneve të tjera portieri më i vlefshëm ësht Alisson Becker i Liverpoolit me 107 milionë euro, derisa mbrojtësi më i vlefshëm momentalisht është po ashtu ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold me 130 milionë euro.

Prej mesfushorëve më i vlefshmi është ylli i Unitedit, Paul Pogba me 125 milionë euro.

Kurse sa u përket futbollistëve në moshë mbi 31 vjeç prijnë Messi e Ronaldo me 167, respektivisht 118 milionë euro.

Top dhjetë futbollistët me vlerën më të madhe të shprehur në milionë euro janë këta:

1. Kylian Mbappe – 252

2. Mohammed Salah – 219.6

3. Raheem Sterling – 2017.8

4. Lionel Messi – 167.4

5. Jadon Sancho – 159.4

6. Sadio Mane – 157.8

7. Harry Kane – 155.2

8. Roberto Firmino – 144.2

9. Antoine Griezmann – 143.8

10. Leroy Sane – 137.1

Listën e plotë të 100 lojtarëve më të vlefshëm aktualisht mund ta gjeni këtu.