Sport

Ndeshjet hapëse të Premier Ligës dhe ndryshimet e mëdha në sezonin 2019/20

Janë mësuar përballjet e Premier Ligës për sezonin 2019/20, sezon në të cilën do të ketë edhe ndryshime mjaft të mëdha.

Përveç VAR-it që do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez, klubet gjithashtu do të kenë edhe një pushim gjatë kohës së dimrit, transmeton Koha.net.

BBC shkruan se për herë të parë në histori klubet do të kenë mundësinë që të pushojnë në muajin shkurt.

Për t’u mundësuar pushim lojtarëve, Federata Angleze ka vendosur që një xhiro të luhet brenda 2 javëve – që do të thotë, pesë ndeshje do të luhen në një javë, dhe pesë tjera në javën pasuese, që nënkupton se secili klub do të ketë një javë pushim.

Ndeshja hapëse do të jetë të premten, më 9 gusht, derisa sezoni do të përfundojë të dielën më 17 maj 2020.

Norwich City, Sheffield United dhe Aston Villa janë skuadrat që janë inkuadruar këtë edicion në Premier Ligë.

Ndeshja hapëse më 9 gusht do të jetë Liverpool – Norwich nga ora 21:00.

Të shtunën, më 10 gusht luajnë këto ekipe:

West Ham United v Manchester City (13:30)

Bournemouth v Sheffield United (16:00)

Burnley v Southampton (16:00)

Crystal Palace v Everton (16:00)

Leicester City v Wolves (16:00)

Watford v Brighton (16:00)

Tottenham v Aston Villa (18:30)

Kurse më 11 gusht përballen:

Newcastle United v Arsenal (15:00)

Manchester United v Chelsea (17:30)