Sport

Atletico favorite për Felixin

Mesfushori i Benficas, Joao Felix është një hap larg transferimit tek Atletico Madridi, kanë shkruar të mërkurën mediumet portugeze.

Mësohet se Atletico ka shprehur gatishmëri për të paguar klauzolën e lirimit të Felixit në vlerë prej 130 milionë eurosh.

Felix pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit spanjoll Diego Simeone, që beson se 19-vjeçari mund ta ndihmojë shumë Atleticon në edicionin e ri. Felix është njëri prej lojtarëve të rinj më të kërkuar në Evropë, pasi edicionin e fundit shënoi 20 gola dhe ka bërë 11 asistime në 43 ndeshje për Benfican, transmeton Koha Ditore.

Felix vitin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Benficas dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Interesim për të kanë treguar edhe Manchester City, Manchester United, Juventus e Paris Saint-Germain.