Sport

Manchesteri kërkon 190 milionë euro për Pogban

Foto: Reuters

Manchester Unitedi do ta lërë të lirë mesfushorin francez, Paul Pogba, gjatë verës nëse merr ofertë prej 190 milionë eurosh.

"Daily Mirror" ka njoftuar të mërkurën se Manchesteri tashmë i ka caktuar çmimin Pogbas, i cili ka kërkuar largimin nga "Old Trafford". Pogba 26-vjeçar është kritikuar shumë edicionin e fundit për paraqitjet dhe për këtë arsye nuk dëshiron të qëndrojë, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Manchesterin deri më 2021, si dhe opsionin për ta rinovuar edhe për një vit. Pogba në edicionin e fundit shënoi 16 gola dhe bëri 11 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat. Te Manchesteri u kthye në verën e vitit 2016 nga Juventusi pas katër vjetësh në Itali për 105 milionë euro.