Sport

Reali pas yllit të Napolit

Foto: Reuters

Raportohet se Real Madridi është vënë pas mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Real Madridi dhe Zinedine Zidane kanë pyetur për mundësinë e transferimit të Ruizit, transmeton Koha.net.

Megjithatë, raportohet se Napoli u ka bërë të ditur se Ruiz nuk është në shitje dhe rrjedhimisht nuk do të largohet pasi është një nga lojtarët kyç nën menaxhimin e Carlo Ancelottit.

Ruiz, 23 vjeçar, ishte transferuar te Napoli verën e kaluar nga Real Betisi për 30 milionë euro.