Sport

Gjilani përforcohet me një futbollist brazilian

Descriptive Text

Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jackson Ferreira, i cili do të jetë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Ferreira, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi.

Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja.