Sport

Pjaniq: Nuk ishte e lehtë të gjenim hapësirat, por merituam fitoren

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq pas fitores ndaj Portos ka thënë se ishte shumë e vështirë të gjendeshin hapësirat, por që ekipi i tij në fund meritoi fitoren.

Juventusi e mposhti me rezultat 0-2 Porton, me golat e shënuar nga Marko Pjaca dhe Dani Alves, transmeton Koha.net.

“Mund të bënim më mirë në pjesën e parë, por Porto u mbrojt shumë mirë. Ata janë mësuar të luajnë në këtë nivel. Ne shënuam dy herë kur ata u lodhën, pikërisht siç na kishte thënë Allegri. Ai na tha që të ruajmë qetësinë dhe të presim momentin e duhur sepse do të vinte. Mendoj se fitorja ishte plotësisht e merituar, luajtëm mirë ndaj një kundërshtari shumë serioz, që u mundua vetëm të mbrohet kur mbeti me një lojtar më pak në fushë. Nuk ishte aspak e lehtë të gjendeshin hapësirat”, është shprehur Pjaniq pas takimit.