Sport

Shumë skuadra vihen pas Amir Rrahmanit

Lideri i mbrojtjes së Kosovës, Amir Rrahmani ka gjasë të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë verës.

25-vjeçari është te Dinamo prej vitit 2016, por një edicion ishte i huazuar te Lokomotiva e Zagrebit. Për Rrahmanin po interesohet skuadra e madhe skoceze, Celtic, ka raportuar të hënën "The Scotish Sun".

Por sipas kësaj gazete, Celticu për Rrahmanin ka konkurrencë nga Standard Liege, klubi i famshëm belg që ditë më parë transferoi Mërgim Vojvodën.

Mediat belge kanë raportuar po të hënën se pos Celticut e Standardit, për Rrahmanin po interesohet edhe klubi francez Amiens.

Po sipas mediave belge, Standardi ka nisur negociatat me Dinamon, ndërsa është raportuar që Rrahmani është i interesuar të kalojë në klubin belg.

Transferimi i Rrahmanit pritet t'i kushtojë Standardit prej 1.5 deri në 2 milionë euro.