Gara për titull të kampionit të Kosovës në basketboll ka fituar në rëndësi, pas letrës që të premten arriti në adresën e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
FBK-ja është njoftuar se kampioni i Kosovës për këtë edicion do të paraqitet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Në fakt kampioni i Kosovës do të nisë garimin në Ligën e Kampionëve në raundet kualifikuese.
Letrën, përkatësisht ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Champions, FBK-ja e ka marrë nga drejtori i Basketball Champions League, Patrick Comninos.
FBK-ja ka njoftuar se pos kampionit ka mundësi që edhe një skuadër tjetër kosovare të marrë pjesë në kualifikimet për Champions. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
6 maj 2017 10:54
-
Shpërndaje në: