Sport

Atletico rrit ofertën për Hysajn

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj duket se shumë shpejtë do të kalojë tek Atletico Madridi.

Skuadra spanjolle po insiston për mbrojtësin e krahut të Napolit duke bërë edhe ofertën e re, pas asaj të refuzuar nga napolitanët.

“Correre dello Sport” raporton se Atletico është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro, pesë më shumë se oferta e parë që ishte refuzuar.

Napoli kërkon 30 milionë euro për Hysajn, por Atletico po mendon të përfshijë bonuse në bazë të performancës për të bindur krerët e klubit italian.

Pos Atletico, për Hysajn interesim ka shprehur edhe Juventusi, por Napoli nuk besohet se do të lejojë largimin e yllit shqiptar drejt rivalit në Serie A.