Sport

Umtiti mbetet te Barcelona

Qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës edhe për edicionin e ardhshëm, përcjellin të dielën mediumet e huaja.

25-vjeçari, ka insistuar se është shumë i lumtur te ekipi spanjoll dhe nuk ka asnjë arsye të kërkoj largimin. Umtiti në pjesën më të madhe të edicionit të shkuar ka qenë i lënduar dhe ka regjistruar 15 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

"Unë kam kontratë dhe ndihem mirë te Barcelona. Pata njkë edicion të vështirë, por kjo nuk është arsye për të kërkuar largimin. Do të jem te Barcelona edhe edicionin tjetër", ka deklaruar Umtiti.

Ai te Barcelona është transferuar para tri vjetësh nga Lyoni për 25 milionë euro. Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.