Sport

Futbolli, dritë shprese për Fukushiman dhe Japoninë

Descriptive Text

Para çerekfinales së Botërorit në vitin 2011, futbollisteve japoneze u është dhënë një kujtim i shtëpisë. Por fotografitë e nxjerra nga trajneri Norio Sakari nuk ishin ato që shihen nëpër kartolina - si fushat me lule apo dielli duke perënduar pas horizontit të Tokios. 

Këto fotografi kishin një pamje më të kthjellët, saqë mbrojtësja Aya Sameshima e pranon se e ka pasur shumë të vështirë t’i shikojë. Edhe pse futbollistet ishin në Gjermani dhe larg shtëpisë me mijëra kilometra, plagët e tërmetit dhe cunamit që e kishin shkatërruar cepin verilindor të Japonisë, ende ishin në mendjet e tyre derisa me shikimin e fotografive, këto kujtime u forcuan më shumë, shkruan sot Koha Ditore.

“Është më se e sigurt se ato fotografi e motivuan ekipin për të fituar”, thotë Sameshima, që shpërthen në lot kur i kujtohen ato fotografi që i shikoi para tetë vjetëve. 

“Unë nuk kam mundur t’i shoh ato fotografi, nuk kisha forcë të përballoja dhimbjen”. 

Në një ditë të ftohtë të muajit mars në vitin 2011, një termet me magnitudë prej 9.0 shkallëve tronditi cepin verilindor të Japonisë – tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit. Ujërat prodhuan dallgë me lartësi prej 40 metrave, duke kaluar nëpër Oqeanin Paqësor dhe duke përmbytur e shkatërruar qytetet bregdetare. 

Në total, mbi 20 mijë njerëz humbën jetën dhe qindra e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. 

Edhe pse në atë kohë ata nuk e kuptonin, shumë banorë që jetonin pranë uzinës nukleare të Fukushimas në bregun lindor, më kurrë nuk u kthyen në shtëpitë e tyre, pasi përmbytja e fabrikës nga uji shkaktoi rrezatim në zonën përreth...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)