Sport

Napoli refuzon ofertën 18 milionë euroshe të Atleticos për Hysajn

Atletico Madrid ka bërë një ofertë prej 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysajn.

Sipas “ESPN”, klubi italian ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e Atletico Madridit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar pasi e konsideron ofertën shumë të ulët për një lojtar si Hysaj.

Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.

25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në vitin 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në “San Paolo”./ksp