Sport

Lojtarit që grushtoi referin i ndalohet përjetë ragbi

Descriptive Text

Lojtari i ragbit në ligën franceze që grushtoi një gjyqtar është dënuar përjetë nga Federata.

Hedi Ouedji po luante për Saint Esteve kundër Toulouse kur me një grusht la pa ndjenja gjyqtarin e takimit

“Lojtari jo vetëm që nuk cenoi integritetin fizik të gjyqtarit Benjamin Casty, por i dha imazh të keq sportit të cilit nuk ka përjetuar asnjëherë një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Federatës.

“Federata është e vendosur që të mos i lejojë falje lojtarëve, liderëve apo përkrahësve të cilët nuk respektojnë vendimet e gjyqtarëve, roli i të cilëve po rëndohet çdo vikend, thuhet në këtë njoftim.

Video e grushtimit: Ragbisti grushton gjyqtarin, kërkohet dënim përjetë