Sport

Viti problematik i Neymarit

Descriptive Text

Përsëritja e lëndimit, dy pezullime të veçanta: një për fyerjen e arbitrit dhe një për goditjen e një tifozi, humbja e shiritit të kapitenit, akuza për përdhunim dhe tash sërish një lëndim tjetër.

Kështu mund të përkufizohen 12 muajt e fundit të yllit të Brazilit, Neymar. Duke pasur parasysh se është lojtari më i shtrenjtë në botë, edicioni i fundit ishte për t'u harruar për Neymarin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, transmeton Koha Ditore.

Neymar të mërkurën mbrëma, në një ndeshje përgatitore të Brazilit kundër Katarit lëndoi nyjën e këmbës dhe kjo do të thotë se do t'i mungojë përfaqësueses në Copa America, që nis më 14 qershor, e që ishte rasti i artë i tij për ta ndrequr vitin problematik.

AFP-ja ka përzgjedhur momentet më të vështira të Neymarit, duke filluar nga botërori "Rusia 2018", ku dështoi totalisht.

Simulimet

Me gjithë kontributin e vogël të Neymarit, një gol dhe një asistim, Brazili arriti të kalojë me sukses fazën e grupeve në botëror.

Megjithatë, Neymar la gjurmët e tij edhe në fazën e grupeve, për të keq. Ai bëri aq shumë simulime në fushë sa filloi të kritikohet dhe të tallet në shumë prej mediave të botës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)