Sport

Kombëtarja mbërrin në Islandë, ku synohet të nisë ndryshimi i madh

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll të enjten është vendosur në Reykjavik, në kryeqendrën e Islandës, ku synohet të nisë ndryshimi i madh i kuqezinjve.

Me përzgjedhësin e ri, Edy Reja, stërvitjet e Kombëtares kanë nisur në Durrës, kanë vazhduar për disa ditë në Frankfurt të Gjermanisë dhe të enjten kanë vazhduar në Reykjavikun e largët, transmeton Koha Ditore.

Të premten Kombëtarja do të ketë edhe një seancë tjetër stërvitore, ndërsa të shtunën prej orës 15:00 takohet me Islandën, në kualifikimet për "Euro 2020".

Me Rejën, trajnerin me përvojë, synohet që Shqipëria të kthehet në rrugën e sukseseve. Është vlerësuar se prej saj është larguar goxha shumë me ish-përzgjedhësin Christian Pannuci, që është shkarkuar pas ndeshjeve të marsit.

Në mars, në ndeshjet e para të eliminatoreve aktuale, Shqipëria pësoi 2:0 në shtëpi nga Turqia e më pas fitoi 3:0 ndaj Andorrës.

Nën drejtimin e tij kuqezinjtë dështuan edhe në Ligën e Kombeve....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)