Sport

Xhaka kërkon ta mposhtë Unitedin, ashtu siç e bënte me Baselin

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një postimi në Facebook ka kujtuar kohën kur e kishte mposhtur Manchester Unitedin sa ishte pjesë e Baselit, ndërsa të njëjtën kërkon që ta bëjë edhe të dielën në fanellën e Arsenalit.

Të dielën Arsenali e pret Unitedin nga ora 17:00, për të zhvilluar derbin e kësaj jave në Premier Ligë.

“Kujtime të bukura kur mposhtnim Man Unitein me Baselin, tani le ta bëjmë këtë edhe të dielën”, ka shkruar Xhaka.

Unitedi, që është edhe në luftë për titullin e Ligës së Evropës, pritet që të pushojë disa nga yjet e saj për ndeshjen kthyese gjysmëfinale ndaj Celta Vigos, të cilën e mposhti në ndeshjen e parë me rezultat 0-1.