Sport

Juventusi siguron Demiralin

Skuadra e Juventusit ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Merih Demiral, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Turku Demiral te Juventusi do të transferohet nga skuadra e Sassuolos për 15 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

21-vjeçari, do të firmos kontratë deri në vitin 2024 me kampionin e Italisë. Demiral në edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira në Itali, duke regjistruar 14 ndeshje në Serie A.

Ai te Sassuolo u transferua në janar të këtij viti nga skuadra turke Alanyaspor për shtatë milionë euro dëmshpërblim. Në garë për Demiralin ishte edhe Atletico Madridi, por Juventusi ka mposhtur konkurrencën e ekipit spanjoll. Demiral është edhe pjesë e Përfaqësueses së Turqisë.