Sport

Reali do të dëgjojë ofertat për Iscon

Descriptive Text

Skuadra e Real Madridit do t'i dëgjoj të gjitha ofertat që do të vijnë për mesfushorin Isco, i cili ksa gjasa të mëdha që të largohet nga klubi gjatë kësaj vere. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga "Diario AS".

Pavarësisht se në klub duan që Isco të qëndroj, 27-vjeçari ka kërkuar largimin për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka patur vitet e fundit. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse pjesë e klubit është prej vitit 2013, transmeton Koha Ditore.

Në edicionin e fundit, Isco ka realizuar gjashtë gola në 37 paraqitje në të gjitha garat. Tani për tani, Juventusi është ekipi i vetëm që ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Iscos, duke i ofruar Realit 60 milionë euro dëmshpërblim.