Sport

Zvogëlohet dënimi për Shkëndijën e Tetovës

Descriptive Text

Komisioni për Ankesa pranë FFM-së pranoi pjesërisht ankesën e Shkëndijës dhe vendosi të ul dënimin nga 6 në 4 ndeshjeve pa praninë e publikut.

Komisioni për Ankesa pranë FFM-së uli numrin e ndeshjeve pa publikë, mirëpo gjobë në vlerë prej 1.200 euro për skuadrën tetovare mbeti në fuqi.

Shkëndija deri në fund të sezonit do të luajë si vendase pa praninë e publikut kundër Bregallnicës, Rabotniçkit dhe Pelisterit, ndërsa një ndeshje e ka zhvilluar pa publikë, më 26 prill kundër Vardarit, raporton Alsat-M.

Dhe në sezonin e ri garues 2017/2018, Shkëndija do të nis pa ndëshkim dhe spektatorët do të mund të jenë të pranishëm në tribunat të stadiumit në Tetovë.