Sport

Mendy kryen testet mjekësore, pritet zyrtarizimi te Reali

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të majtë do t’i bashkohet gjigantit madrilen.

Ferland Mendy do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të zyrtarizohet si futbollist i Real Madridit në orët në vazhdim.

Mbrojtësi i Lyonit, do t’i kushtojë Realit plot 50 milionë dhe do të jetë blerja e dytë pas Eder Militaos, që është transferuar nga Porto.

23-vjeçari është pjesë Lyonit që nga viti 2017 ku është transferuar në vitin 2017 nga Le Havre dhe numëron 79 paraqitje me shtatë herë kampionët e Francës.

Pas ardhjes së Mendy, Reali do të koncentrohet te blerja e Eden Hazard që do të jetë edhe transferimi i madh i kësaj vere për “Los Blancos”.