Në vazhdën e investimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së sportit dhe plotësimit të standardeve ndërkombëtare, ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri kanë treguar se punimet në Stadiumin e Prishtinës janë gati në përfundim.
Sipas Shalës ky është investimi më i madh i MKRS-së në fushën e sportit deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShala u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, dhe shtoi se ky është lajm i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës, sidomos për kombëtaren, meqë shpejt këtu pritet që te zhvillohen ndeshjet kualifikuese.
Ministri Shala po ashtu tha se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, punimet tanimë po zhvillohet shumë mirë.
Ndërkaq inxhinieri i firmës kontraktuese u shpreh se po punohet me intensitet të shtuar, dhe sipas tij, deri me tani janë kryer rreth 70 % e punimeve.
{gallery}