Sport

Espanyoli vihet pas portierit kinez Yan

Descriptive Text

Portieri i Përfaqësueses së Kinës, Junling Yan pritet të vazhdojë karrierën në La Liga, pasi skuadra e Espanyolit ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se Espanyoli ka ofruar një milion euro dëmshpërblim për portierin 28-vjeçar dhe është pranë finalizimit të marrëveshjes me ekipin Shanghai SIPG.

Yan prej vitit 2007 është pjesë e këtij ekipi, për të cilin ka regjistruar mbi 240 paraqitje. Ai ka kontratë me Shanghai SIPG deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse ka edhe 24 ndeshje me Kinën, transmeton “Koha Ditore”. Tek Espanyoli e shohin portierin Yan si zëvendësim për Roberton, që është transferuar te West Hami.

Gjithashtu, pronar i Espanyolit është kinezi Chen Yansheng që po dëshiron të ketë lojtarë nga Kina në ekipin e tij. Në fillim të këtij viti, Espanyoli transferoi sulmuesin Wu Lei që u bë kinezi i parë në La Liga. Ai shënoi tre gola në 16 ndeshje.