Sport

Salah ka rastin të harrojë lotët e finales së vjetme

Descriptive Text

Me shpatullën e majtë të fashuar, Mohamed Salah po priste në rresht në Aeroportin e Kievit me pjesën tjetër të lojtarëve të zhgënjyer të Liverpoolit, ndërsa po ktheheshin pas finales së Ligës së Kampionëve vitin e kaluar.

Kokulur. Asnjëri nuk donte të fliste. Ishte një skenë melankolike. Salah kishte më tepër arsye se çdonjëri për të qenë i zemëruar, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP.

Afër fundit të pjesës së parë kundër Real Madridit, Salah ishte rrëzuar në stil të mundjes nga Sergio Ramosi dhe kishte lënduar ligamentet e shpatullës. Me lot në sy u detyrua ta braktisë fushën, te rezultati 0:0. Liverpooli i tij në fund pësoi 3:1.

Ishte një fund i padrejtë për vitin më të mirë të karrierës së Salahut. Ai, si dhe gjithë bashkëlojtarët e tjerë, nuk donin që rrugëtimi të përfundonte në atë mënyrë.

"Kishte shumë emocione të ndryshme në kokën tonë. Por plani ishte të ktheheshim sërish. Plani ishte që të arrinim sërish në finale", ka thënë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, këtë javë ndërsa ka rikujtuar atë fluturim të kthimit nga Kievi.

Disi Liverpooli është sërish në skenën e madhe, është kthyer në finalen e garës më të madhe të klubeve. Kësaj radhe të shtunën do të ketë përballë rivalin anglez Tottenham, në një ndeshje që do të luhet në Madrid....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)