Sport

89-shi kërkon pikët për t'iu afruar vijës së finishit

Descriptive Text

Trajneri i Trepçës '89, Zekirija Ramadani, është i vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë tri pikët e reja për skuadrën e tij.

Fitorja ndaj Gjilanit do ta afronte edhe më shumë skuadrën e tij drejt titullit të kampionit - të parin në histori.

Trepça '89 do të presë të premten (sot, 16:00) në stadiumin e saj në Mitrovicë "Riza Lushta" skuadrën gjilanase, që javën e shkuar nxori nga gara për titull Ferronikelin, duke e mposhtur 1:0.

Përballja e këtyre dy skuadrave është e para e javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.

89-shi zë vendin e parë me 68 pikë, tetë më shumë se përcjellësja e parë Prishtina, që të dielën pret skuadrën e Llapit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.