Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nishevci lufton për medalje të bronztë evropiane

Vetëm një luftë për medalje kanë siguruar karateistët kosovarë në ditën e parë të kampionatit evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Evropiani i 52-të i karatesë për seniorë nisi të enjten në Kocaeli të Turqisë. Kosovën e përfaqësuan numër i madh karateistësh, por te lufta për medalje arriti vetëm Herolind Nishevci, i treti në botërorin e vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai të dielën do të garojë për medalje të bronztë në evropian. Nishevci garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, në luftëra. Nisi me një fitore 2:0 ndaj Ahmad Abu Basal të Izraelit, ndërsa më pas e kaloi boshnjakun Haris Sujkoviq.

Në luftën e tretë Nishevci u mposht 7:1 nga italiani Simone Marino. Në repesazh karateisti prishtinas mposhti Filipe Reisin e Portugalisë dhe tani të dielën për bronz do të luftojë me Shahin Atamovin e Azerbajxhanit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.