Sport

Barcelona vë në shitje Dembelen

Descriptive Text

Barcelona do të dëgjojë ofertat e klubeve që po interesohen për Ousmane Dembele.

Sulmuesi anësor nuk ka arritur të përshtatet te katalunasit dhe lëndimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë shitjen e lojtarit, transmeton KTV.

Sipas mediave spanjolle ‘katalunasit’ po synojnë të shesin disa lojtarë prej tyre edhe Philipe Coutinhon, Malcomin, për të grumbulluar fonde për ta përforcuar ekipin.

Dembele këtë sezon me Barcelonën në të gjitha garat, ka shënuar 14 gola dhe nëntë asistime.