Sport

Tovërlani flet për trajnerët nga Shqipëria dhe ofertën që kishte nga Kukësi

Trajneri Afrim Tovërlani, ka thënë se shumë ndeshje në Shqipëri janë të kurdisura dhe për to vendosin personat të caktuar.

Këto komente “Toki” i ka bërë në “Sportin Total” të KTV-së, e ku ka folur edhe për disa tema të tjera.

Ai tregoi për një ofertë interesante që e kishte marr nga Kukësi, e të cilën e kishte refuzuar.

Tovërlani foli edhe për ardhjen e shumë trajnerëve nga Shqipëria në futbollin e Kosovës, e të cilët ende nuk e kanë fituar titullin.