Sport

FFK-ja jep leje për Zvezdën me zotimin se shpejt do të ndalë aktivitetet ilegale

Descriptive Text

Klubi më i suksesshëm në rajon i futbollit, Cërvena Zvezda e Beogradit, për herë të tretë rresht do të luajë miqësore në territorin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për herë të dytë miqësorja do të organizohet me lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), por sfida e 23 majit mund të jetë e fundit e Zvezdës me një klub nga territori i Kosovës e që bënë gara në Federatën e Futbollit të Serbisë.

Është klubi Graçanica, me të cilin do të përballet Cërvena Zvezda më 23 maj në stadiumin "Dragan Gjajiq" në qytezën e vogël të Kosovës me të njëjtin emër, fare pranë Prishtinës. Klubi Graçanica përbëhet nga lojtarë të nacionalitetit serb, siç janë edhe shumica e qytetarëve të qytetit të Graçanicës.

Klubi Graçanica garon në një ligë të ulët të Federatës së Futbollit të Serbisë, ndërsa nga FFK-ja pasi kanë dhënë leje për ndeshjen e 23 majit, kanë paralajmëruar se edhe pjesëmarrjes së klubeve nga territori i Kosovës në garat e shtetit fqinj, Serbisë, do t'i vjen fundi së shpejti. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.