Sport

Milner shënjestër e Parisit

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner është duke u kërkuar nga Paris Saint-Germaini, bën të ditur "Le Parisien" të hënën.

Ish-reprezentuesi i Anglisë po i afrohet fundit të kontratës me Liverpoolin. Milnerit 33-vjeçar ende nuk i është ofruar kontratë e re te skuadra e madhe angleze, transmeton Koha Ditore.

Kontrata i skadon në fund të qershorit. Parisi shpreson të sigurojë Milnerin si lojtar të lirë. Milner te Liverpooli gjendet që nga vera e vitit 2015. Mesfushori qendror këtë stinor ka luajtur 44 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka realizuar shtatë gola dhe asistuar shtatë të tjerë.