Sport

Ramadani synon suksese të reja në futbollin kosovar

Në festë ishte Drenasi të shtunën mbrëma. Është festuar suksesi i dyfishtë i skuadrës së futbollit nga ky qytet, Feronikeli. Festën e ka ndier edhe Zekirija Ramadani, trajneri që ka udhëhequr Feronikelin drejt titullit të kampionit të Kosovës në futboll dhe Kupës së Kosovës.

Shkupjani Ramadani për pak vite është bërë emër i njohur e i respektuar i futbollit kosovar. Trajner i suksesshëm pa asnjë dilemë. Ai këtë edicion udhëhoqi Feronikelin drejt titullit dhe Kupës, ndërsa dy vjet më parë ka udhëhequr Trepçën '89 drejt titullit të parë të kampionit në histori të këtij klubi. Dhe gjithë këto suksese 41-vjeçari i ka arritur për kohë jo shumë të gjatë të kaluar në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtimin e Trepçës '89 e mori në mes të janarit të vitit 2017 dhe në maj të atij viti festoi titullin e kampionit. 89-shin e udhëhoqi edhe në aventurën e parë evropiane, ndërsa në shtator është larguar nga Trepça '89. Menjëherë në fund të shtatorit 2017 mori drejtimin e Feronikelit të Drenasit, por te kjo skuadër qëndroi vetëm deri në dhjetor të vitit 2017.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)